Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 25-vjeçaren Xhuljana Aliaj, e cila është arrestuar disa ditë më parë për përhapje të lajmeve të rreme.

Mësohet se Aliaj është lënë e lirë dhe ndaj saj është caktuar masa "Detyrim paraqitje".

Aliaj u arrestua më 29 nëntor pasi ngriti shqetësimin se në Porto Romano ishin shkaktuar dëme nga tërmeti, si dhe i bëri thirrje qytetarëve të largoheshin nga zona.