Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punon në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacioni të forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Lavdosh Metaj. 

Metaj mësohet se ka qenë efektiv i Qarkullimit Rrugor.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij është gjetur një sasi kokaine.

Në operacionin e sotëm në Sarandë bëhet me dije se mori pjesë dhe SHÇBA, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk kemi paraprakisht një njoftim zyrtar nga policia.