I arrestuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës tek Astiri.
Balliu ka kërkuar kryerjen e një aktekspertimi për dhunën, të kryer tashmë nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport, i cili i është dërguar prokurorisë.
Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai ishte në krah të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama.





