Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës janë lënë të lirë nën masën e “Detyrim paraqitje”.
Mësohet se gjykata gjithashtu iu ka ndaluar 4 protestuesve të drejtën për të marrë pjesë në tubime apo protesta.
Të arrestuar ishin:
1-Kevin Vidrica, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike,
2-Bernard Metaliaj, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike,
3-Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.
4-Artan Muçmata
Kujtojmë se ata u arrestuan pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov.