Kanë dalë para gjykatës 4 të rinjtë që u arrestuan pas protestës së opozitës, pasi hodhën lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotovë), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.
Para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë kanë dalë Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç.
Kujtojmë se protesta e opozitës, e mbajtur më 20 shkurt, u shoqërua me pak tensioned dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 21 flakadanë të plasur;
– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;
– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;
– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;
– 3 kapsolla.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.