Gjykata Speciale ka dhënë masën e sigurisë për dy mbështetësit e LSI, të cilët ranë në prangat e polciisë së Durrësit më 24 prill.

Gjykata e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin e shtetasve:

Narti Ton Marku, dt 28.11.1984 lindur në Pukë dhe banues në Qerret.

Xhuliano Belul Tota, dtl.17.07.1998 lindur në Katund i Ri dhe banues Qerret Durrës, ndaj të cilëve ka vendosur “detyrim paraqitjetje” për të dy.

Kujtojmë që shtetasit e mësipërm u kapën me 28 zarfe me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.