Një prej tre shqiptarëve që rënë në prangat e policisë italiane në vitin 2018, pasi u kapën me sasi të madhe droge në makinë është liruar ditën e sotme.

I liruari është shtetasi me iniciale C.R, ndërsa shtetasit D.R, dhe M.B vazhdojnë të jenë ende brenda qelive.

Mediat italiane bëjnë me dije se një vit më parë gjatë kontrollit të shtëpisë shqiptarëve iu gjetën edhe disa sasi drogërash të tjera.

Ata të tre kishin vendosur të largoheshin me shpejtësi të madhe, por policia iu vu nga pas.

Por fatmirësisht shqiptarët nuk arritën të arratiseshin, për shkak të një aksidenti në autostradën Ferentino dhe Anagni, që kishte krijuar radhë të gjata trafiku.