Ka ndërruar jetë aktori shqiptar Shpëtim Zani, i cili bëri bujë në vitet ’60 me rolin e tij si Coli në filmin “Debatik”.
Zani ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ditën e sotme. Aktori u nda nga jeta në shtëpinë e tij.
Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol. Ai e nisi dhe e mbylli karrierën e vet në kinematografi me atë rol që do të mbahet mend gjatë nga publiku dhe dashamirësit e filmit shqiptar.
Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit, në vitin 1960.