Lojtari më i moshuar i “Squid Game”, aktori O Yeong-su fitoi vëmendjen e shumë shikuesve në botë.

Së fundmi, lojtari 001, ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë të popullarizuar të Netflix-it.

Yeong-su tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë, ndërsa shpjegoi:

“Ndihem sikur po notoj në ajër. Më bën të mendoj si: ‘Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar”, tha ai.

Yeong-su është një aktor veteran i cili ka aktruar për gati gjashtë dekada kur filloi karrierën e tij në vitin 1963.