Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu është sërish në pritje të ëmbël.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në ditën e saj të lindjes, më 25 gusht kur ajo festoi 34-vjetorin.
Teksa poston një foto në Instagram me vogëlushen e saj në krah, në perëndimin buzë detit Rona shkruan:
“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”.





