Aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj vetëm pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se ishin bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo e kishte bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj. “Ajo tashmë ka badigardë”, shkruante ai.
Mirëpo së fundmi ai ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale ku teksa qëndron i shtrirë mban mbesën e tij, në kraharorin e tij.

“E diela ime”– shkruan Romeo në ‘InstaStory’.





