Replika të ashpra janë shkëmbyer sot në sallën e Kuvendit mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit të PS Eduard Shalsi.
Shalsi ishte në foltore, ku po mbante fjalën, të cilën nuk arriti ta përfundonte pas ndërhyrjeve të shumta që bëri Basha, ku nuk mungoi përplasja me fjalë, por edhe ofendimeve.
Ndërsa deputeti socialist tha se Basha nuk e ka kuptuar sa i dobët është dhe që trashja e tij e zërit mund të tremb veç ndonjë laraskë.
DEBATI:
Shalsi: Dëgjova një pishtar të PD, por unë di të komunikoj me një pjesë prej jush. Kaherë edhe kur nuk kemi rënë dakord, asnjëherë s’kemi qenë të papëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 2013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Ju nuk dëgjoni prandaj jeni katandisur kështu.
Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp…O plehrë!
Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…kujdes etikën, ju tërheq vëmendjen…
Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën si më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë.
Basha flet nga vendi, por nuk dëgjohet
Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.





