Banorët dhe bizneset në zonën e Fllakës kanë zhvilluar një protestë paraditen e kësaj të shtune për të kundërshtuar punimet që po kryhen në rrugë.
Vendosja e kufizuesve të rrugës nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar u ka mbyllur banorëve dhe bizneseve të gjitha lidhjet e tyre me autostradën Tiranë – Durrës.
Protestuesit shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë ndërhyrje dhe njëkohësisht theksojnë se kanë munguar konsultimet publike mes autoriteteve dhe atyre që banojnë e ushtrojnë aktivitetin tregtar në Fllakë.
Vendosja e kufizuesve të rrugës në këtë zonë i ka irrituar qytetarët, sepse ndihen të izoluar dhe pa rrugë alternative kalimi.
Ndiqni prononcimet e tyre:





