Operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit të bllokuar mes maleve të Gramshit nga ekipet RENEA ka përfunduar pas gjashtë orësh.
43-vjeçari ka zbritur me litar rreth 80 metra lartësi duke menduar që do dalë poshtë në kanion. Por litari nuk ka mjaftuar dhe ka mbetur mes dy shkëmbinjve.
Sipas informacioneve, policia ka marrë njoftimin rreth orës 18:35 një ditë më parë.