Ka nisur puna për largimin e dherave nga rruga e Currilave, një korsi e së cilës ishte e pakalueshme. Një mjet i rëndë i bashkisë Durrës ka nisur punën në terren për largimin e dherave që rrëshqitën nga faqja e kodrës.

Më herët “DurrësLajm” publikoi pamje nga bllokimi i rrugës në drejtimin Durrës – Currila.

Rruga ishte kthyer e pakalueshme për shkak se një masiv dheu u shkëput për shkak të reshjeve të shiut dhe fenomenit të erozionit, që është karakteristikë për këtë kodër.