Policia ka shpëtuar këtë të hënë dy turistë gjermanë të cilët rrezikuan të mbyteshin në Sarandë.

Autoritetet njoftojnë se dy  pushuesit gjermanë që kishin zgjedhur Sarandën për pushimet e tyre, mbetën të bllokuar në mes të detit pasi mjetet e tyre lundruese tip kanoe u mbushën me ujë si pasojë e dallgëve të lart.

Polica Kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen në breg e dy shtetasve gjermanë bashkë me mjetet e tyre lundruese. Bëhet me dije se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë.