I jep fund jetës një i burgosur në burgun e sigurisë lartë të Peqinit, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, duke u vetëvarur në tualetin e dhomës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e diel, ku viktimë është Fatmir Myftari, 49 vjeç.

Viktima nga fshati Vlosh i Komunës Kurjan të Fier, ishte i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje, dënim nga i cili i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj.

Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Drejtoria e Burgjeve thotë se situata socio-ekonomike e viktimës ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontakte duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale.

Po kështu, ai ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnostikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatjeje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale.

I dënuari ka qene i akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë, i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshirën e tij vetëm në dhomë dhe interesin për t’u përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar.