Për kryeministrin Edi rama, protesta e disa qytetarëve me kapsolla në Kukës pasditen e djeshme, është orkestuar nga opozita.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kapsolla të tilla me ngjyrën e “Rilindjes” do të përdoren edhe në zgjedhjet e qershorit, që sipas tij, Partia Socialistet pritet të fitojë edhe në Kukës.
"Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria", shkruan kryeministri.





