Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi u plagos me frezë teksa punonte te banesa e tij.

Ngjarja ndodhi në Rrogozhinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.