Një punonjës shqiptar i një kroçiere ka fituar luftën ligjore kundër kompanisë, e cila kishte refuzuar të paguante për shpenzimet e tij mjekësore, pas dëmtimit të tij të rëndë në shtyllën kurrizore, ndërkohë që ishte në krye të detyrës.

35-vjeçari Genti Jankula do të fitojë rreth 1.3 milionë dollarë dëmshpërblim nga kompania. I plagosuri, Genti Jankula kishte fituar më herët një dëmshpërblim prej 1,357,831.40 dollarë si dhe kishte menduar se problemet e tij financiare do të përfundonin me këtë shifër, por kompania Carnival Corporation në shtator të vitit 2018 nuk  pranoi të paguante këtë shifër për të, pasi u shpreh se gjykimi ishte i padrejtë.

Megjithatë gjykata federale e Miamit pas apelit urdhëroi më 18 shtator se kompania e krocierës duhet t’i paguajë Jankulës rreth 186 dollarë në ditë, raportojnë mediet amerikane.

Punonjësi i Carnival Cruise, Jankula pësoi një dëmtim serioz në shtyllën e kurrizore, ndërkohë që ishte në krye të detyrës. Ai filloi punë si një ndihmës kamarier në moshën 23-vjeçare gjatë vitit 2007. Më pas u punësua në anijen Carnival Valor më 7 dhjetor të vitit 2014 në moshën 30-vjeçare.

Në të njëtën ditë që nisi punë në këtë kroçierë ai ishte drejtuar për në kabinë, kur u shkëput një pjesë e shtratit të tij dhe shqiptari dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore.

Kompania e dërgoi më pas  për në Shqipëri për të marrë trajtimet mjekësore e nevojshme, por ata nuk i paguan më pas disa muajsh këto trajtime. Por kompania e kroçierave humbi në apel dhe tashmë do t’i paguajë dëmshpërblimin shqiptarit.