Deputeti Bujar Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga shpërthimi te një kapanon në ndërtim, gjithashtu mbetën të lënduar dhe tre persona të tjerë, ndërsa një person ka humbur jetën.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specialuzar, pasi ndodhen në rrezik për jetën.

Paraprakisht, shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë që për rrjedhojë ka shkaktuar shpërthimin.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.