Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga materniteti i vjetër i Tiranës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama ka publikuar në Facebook pamje nga punimet në këtë institucion, ndërsa vijon me pamjet se si do të duket pas rikonstruksionit.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.