Shkolla shqipe në Bocholt, Gjermani ka mbledhur një fond prej 3270 euro për riparimin e shkollës 9-vjeçare “Hamza Muça” në Durrës, e dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shqiptare në Berlin i falendëron të gjithë mësuesit dhe prindërit për këtë gjest kaq fisnik e që flet shumë për ditët e tilla.

Shkolla publike 9-vjeçare “Hamza Muça” e cila mundëson edukimin e të gjithë fëmijëve të fshatit të Shkallnurit, është një ndër shumë institucionet arsimore në Durrës që u prek nga lëkundja sizmike me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter mëngjesin e 26 nëntorit.

Të shumtë ishin shqiptarët dhe vendet që kontribuan me ndihma financiare për famijet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.