22shtator 2015 – Pas denoncimit, ndalohet mjeku i Gjirokastrës. Policia tha se është bërë ndalimi i 42-vjeçarin Arben Kuro, pas marrjes së informacionit nga emisioni “Fiks Fare”.
“Sipas emisionit “Fiks Fare” dhe kallëzimit të bërë më datë 22.09.2015 nga shtetasi S.P, 33 vjeç, banues në fshatin “Kalivaç”, Tepelenë,i ndaluari në fjalë i ka marrë 15.000 lekë të reja për një operacion që i ka bërë djalit të shtetasit S.P”, bëri të ditur policia në një deklaratë për shtyp. Vetë mjeku e ka mohuar se ka kërkuar ryshfet.
/portali DurresLajm/