Pas akuzës së ngritur në adresë të tij nga kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka ardhur reagimi i kreut të njësisë administrative nr.2, Ilir Ngresi.

Në reagimin e tij të dërguar në redaksinë e DurrësLajm, kryetari i NJA-së, sqaron se ndihmat për të cilat flet Xhaferraj janë duke u magazinuar në një ambient të sigurt dhe privat në pronësi të një qytetari, aktmarrëveshja me të cilin është protokolluar ditën e sotme.

“Njësitë administrative në vartësi të Bashkisë Durrës, nuk kanë hapësira magazinimi. Kështu që u detyruam të ndjekim një praktikë të njohur, që sasinë e ndihmave të ardhura në adresë të njësisë tonë administrative, t’i depozitojmë në një vend të sigurtë dhe privat. Për të zbatuar rregullat zyrtare dhe morale, kemi lidhur një aktmarrëveshje me qytetarin në fjalë, me numur protokollli 405 datë 11/11/2020, duke pasqyruar inventarin e plotë të mallrave të depozituara. Ndarja e tyre do të bëhet në bashkëpunim me Zyrën Ekonomike, të njësisë administrative në varësi të Bashkisë Durrës. Tërheqja e ndihmave në formën e pakove, do të bëhet nga personat në nevojë që janë evidentuar nga ana e jonë, duke firmosur secili dhe shoqëruar dhe me foton përkatëse të kryefamiljarit”,– shkruan Ngresi.

Nga ana tjetër, kreu i njësisë administrative nr2. e cilëson shpifje skandaloze denoncimin e Xhaferrajt, pasi për më tepër ai nuk ka asnjë dijeni se kush është personi tjetër që kreu i degës lokale përmend në postimin e tij.

Ngresi paralajmëron nr.1 të PD-së në Durrës se do të nisë edhe një proces ligjor ndaj tij.

“Kjo shpifje më jep të drejtën morale dhe ligjore, të përballemi para organeve të drejtësisë, i bindur se ajo do të ndëshkohet edhe ligjërisht.”,- shkruan Ngresi.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj një publikimi në faqen e tij zyrtare të kryetarit të PD-së në Durrës z. Ferdinand Xhaferraj

U njohëm me një njoftim, të shoqëruar edhe me një foto të bërë publike në statusin e tij zyrtar nga kryetari i PD-së në Durrës z. Ferdinand Xhaferraj për abuzim me ndihmat e dhëna ndaj njerëzve në nevojë nga unë.

E vërteta nuk është kështu. Shprehim keqardhjen tonë, për këtë keqinformim që me dashje i bëhet opinionit publik, duke qenë kjo një strategji e njohur për ju. Dihet që njësitë administrative në vartësi të Bashkisë Durrës, nuk kanë hapësira magazinimi. Kështu që u detyruam të ndjekim një praktikë të njohur, që sasinë e ndihmave të ardhura në adresë të njësisë tonë administrative, t’i depozitojmë në një vend të sigurtë dhe privat. Për të zbatuar rregullat zyrtare dhe morale, kemi lidhur një aktmarrëveshje me qytetarin në fjalë, me numur protokollli 405 datë 11/11/2020, duke pasqyruar inventarin e plotë të mallrave të depozituara.

Ndarja e tyre do të bëhet në bashkëpunim me Zyrën Ekonomike, të njësisë administrative në varësi të Bashkisë Durrës. Tërheqja e ndihmave në formën e pakove, do të bëhet nga personat në nevojë që janë evidentuar nga ana e jonë, duke firmosur secili dhe shoqëruar dhe me foton përkatëse të kryefamiljarit. Kjo e pavërtetë, në formën e një shpifje skandaloze nuk trëmb askënd aq më pak njësinë tonë administrative, ku i kemi dhënë fjalën banorëve se do të jemi shërbues aktiv dhe kokëulur të tyre.

Aq flagrante është kjo shpifje, saqë aty përmëndet edhe një emër Dhimitra Pema, si punonjëse e Bashkisë të cilën as e njoh. Atëherë si mund të bashkëpunoj me një person që nuk e njoh, që nuk kam lidhje pune, mbase nuk e di a ekziston apo jo dhe ta marrim këtë sipas jush të vërtetë? Gënjeshtra thotë populli i ka këmbët e shkurtëra.

Nuk i di hallet dhe vështirësitë ku ndodheni ju Zoti Xhaferraj dhe forca politike që përfaqësoni! Por kjo nuk na tremb nga plotësimi i angazhimeve tona në shërbim të plotë të qytetarëve.

Me këtë rast garantoj banorët e njësisë administrative numër 2, se edhe më tej do të jemi përkrah tyre, në zgjidhjen sa më të mundshme të kërkesave dhe nevojave që u paraqiten, siç do të veprojmë me korrektësi edhe në ndarjen e këtyre ndihmave. Ju vazhdoni z. Xhaferr të shpifni, pasi kjo është detyra e juaj, ndërsa ne do të vazhdojmë sikundër po bëjmë edhe tani, të punojmë dhe vetëm të punojmë.

Kjo shpifje më jep të drejtën morale dhe ligjore, të përballemi para organeve të drejtësisë, i bindur se ajo do të ndëshkohet edhe ligjërisht.

Ilir Ngresi Njësia Administrative Nr.2 Durrës:

11 nëntor 2020