Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Denis Demirin, personin që vrau biznesmenin Memli Begalla.
Demiri ishte dënuar me 25 vite burg, por tashmë me vendimin e ri të gjykatës së Apelit, Demiri do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore.
Vendimi për ndryshimin e masës vjen pasi Apeli e ktheu dosjen për rigjykim në shkallë të parë për shkelje procedurale.
Avokati Sokol Tahiraj iu drejtua gjykatës me kërkesën për shuarje mase për Demirin pasi i kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit.





