Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij.

Salianji deklaron se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish-deputetin 1 vit burg, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.