Francesco Bechetti i cili është dënuar me 17 vite burg pas akuzës për ngritje të një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash, tanimë ka apeluar vendimin. Mësohet se Bechetti ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit dhe kjo e fundit pritet që të hedhë shortin. Becheti akuzohet për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim,

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale”.

Mes të dënuarve që kanë apeluar vendimin është edhe nëna e biznesmenit, Liljana Condomiti, e cila është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu mësohet se ankimim pranë kësaj gjykate kanë bërë edhe personi juridik “Energy” sh.p.k, që akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim- dhe “Për përgjegjësit penale të personave juridik”, “400 KV” sh.p.k si dhe “Agon Set” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” -kryer në bashkëpunim.