Basketbollistja amerikane, Brittney Griner ka apeluar vendimin e gjykatës ruse, e cila e dënoi me 9.5 vite burg për mbajtje kanabisi.
Sipas mediave ruse, Grine kërkon që të falet apo që t’i zvogëlohet dënimi. Ndërkohë ka zëra se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e këmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.
Policia ruse i kontrolloi valixhen në aeroportin e Moskës në muajin shkurt ku u gjet vaj kanabisi.
Presidenti Joe Biden e ka caktuar një negociator për të diskutuar rreth çështjes së Grinerit dhe ka thënë se administrata amerikane është duke “punuar shumë” për lirimin e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni do të pranonte ofertën e Moskës që këmbimi i të burgosurve të diskutohet në nivel presidencial.