Gjykata e Tiranës shqyrton sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa është depozituar më 27 shtator, ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Salianji që mbahet i izoluar në burgun e Fierit pritet të përfaqësohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Avokatet pritet të tërhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka më objekt.
Tashme shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet Gjykata e Lartë, e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.