Futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e dyshuar të tre anëtarëve të forcave të sigurisë dhe dy krime të tjera të kryera gjatë protestave që kanë tronditur vendin që nga mesi i shtatorit.
Fillimisht ai u dënua me vdekje për shkak se doli në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të grave, por duket se regjimi ka ndryshuar vendimin për futbollistin.
Rikujtojmë që në shtetin iranian janë dënuar me vdekje tre persona të tjerë. Gjithashtu një tjetër është dënuar me dy vite burg.Protestat kanë pushtuar Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit.





