Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin që iu dha nga Apeli i posaçëm në Tiranë.

Veç tij rekurs kanë bërë edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.

Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë Genti Shala.