Dy vëllezërit Agim dhe Enea Hyka kanë fituar pafajësinë e tyre dhe janë liruar nga akuza e vrasjes së një biznesmeni, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2011.
Gjykata e Apelit i ka dhënë pafajësinë dy vëllezërve që ishin dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet heqje lirie.
Pritet që Prokuroria të bëjë rekursin në Gjykatën e Lartë për vrasjen e biznesmenit Spartak Spahos, i cili u qëllua me 44 fishekë kallashi në dhjetor të vitit 2011.
Lidhur me krimin në fjalë dy vëllezërit Hyka u akuzuan se për motiv kishin hakmarrjen për vrasjen e babait të tyre.





