Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në Tiranë, Agron Xhafa.

Mësohet se bashkë me Xhafën i cili është drejtor i komanduar në aeroportin e Kukësit, shefi i Financës është në arrest shtëpie ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër person Arben Carkanji.

Xhafa akuzohet se ka shpërdoruar detyrën pasi gjatë fushatës elektorale u ka dhënë të paktën 40 paga disa mbështetësve të LSI-së.

Xhafa renditej i 33-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.