Detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.

Mësohet se, 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, dhe si pasojë është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar në pavijonin e ortopedisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.