Ka ndërruar jetë i riu nga Mitrovica, pas një sulmi brutal të ushtruar ndaj tij disa javë më parë. Mësohet se Ermal Delija ndërroi jetë në spitalin e QKUK.

Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.

Pasi doli nga gjendja e komës dhe nga spitali, i riu mësohet se ishte pajtuar me familjet dhe personat që e kishin dhunuar.

Por vetëm para disa ditësh, ai kishte humbur sërish vetëdijen dhe ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ku edhe humbi jetën mbrëmjen e djeshme.