Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Korçës, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë, që përjetuan sulmin barbar të agresorëve në Mal të Zi.

Nga gjendja e tij e traumatizuar, ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk i kanë provokuar agresorët, por kanë qënë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.

Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup, ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.