Qefsere Kolecin e gjetëm para gjykatës së rrethit gjyqësor në Durrës në muajin mars. Gjeti një derë hapur aso kohe duke denoncuar atë që nuk donte t’i ndodhte 6 muaj më pas, nëse nuk do të merrnin masa autoritetet!
Gruaja tha për gazetaren e “DurrësLajm”, se kunati i lidhur me shtetin nuk e lejonte të shkonte në tokat e saj….Sherri kish vijuar gjatë e gruaja iu drejtua gjykatës disa herë.
Burri i saj, Xhavit Koleci ishte konfliktuar ashpër me të vëllanë, Medi Koleci për shkak të një gardhi të vendosur që bllokon rrugën e pronës së Xhavitit.
“Mediu nuk lejon asnjë prej familjes së të vëllait t’i shkelë gardhin madje kush ka tentuar është rrahur prej tij. Na ka rrahur të gjithëve sa herë kemi dashur të hyjmë në pronën tonë”, thoshte Qefserja (lexo këtu).
Por ajo ra pre e dhunës edhe pse e kish denoncuar.
Fati e ndihmoi që nuk mbeti viktimë t’i shtohej numrit të grave të vrara, e të vrarëve për një rrip toke.
K.H.





