Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është futur në intubim pasi u dhunua nga tre persona mëngjesin e sotëm (29 maj) në zonën e ish-bllokut.
Mëngjesi, sipas dëshmitarëve okularë është goditur me doreza hekura në pjesë të ndryshme të trupit.
Ata po ashtu kanë treguar se avokati ka tentuar të largohet, por është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar.
Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.
Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.