Një ditë më parë, gazetari dhe administratori i “TV Zjarr”, Ismet Drishti u dhunua nga disa persona të maskuar. Ndërsa policia nuk ka gjetur ende autorët, gazetari duket të jetë në gjendje të mirë fizike.

Teksa u raportua se kishte marrë lëndime në kokë, duket se gazetari Drishti është rikuperuar shpejt dhe ka vijuar normalisht aktivitetet e tij.

Siç duket edhe në këtë foto të LSA-së, ai ka qënë sot pjesë e protestës së Shoqërisë Civile që po zhvillohet para Kryeministrisë, kundër taksës në Rrugën e Kombit dhe rritjes së taksave në përgjithësi.