Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertim mjeko-ligjor për dy kushërinjtë Jashar dhe Bilbil Maja, të cilët u dhunuan barbrarisht nga anëtarë të fisit Rraja, pas një konflikti për guroren në Borizanë.

Vendimi për riekspertim vjen pas pretendimeve të dy kushërinjve për konkluzionet e mjekut ligjor Elton Serani, i cili e klasifikoi dhunën ndaj tyre si plagosje si plagosje e lehtë me dashje.

Kjo bëri që pozitat e familjarëve të ish deputetit të PS, Rrahman Rraja të lehtësoheshin.

Jashar Maja, në një intervistë të dhënë dje për Faxneës, ka thënë se janë manipuluar deklaratat e tij dhe se do të bënin ankimim për vendimin.