Lajm i keq për Sevillan, në lidhje me shëndetin e trajnerit Eduardo Berizzo pikërisht pas atij barazimi epik me Liverpool-in në “Sanchez Pizjuan”.

Sikurse kanë njoftuar mediat spanjolle, argjentinasi është diagnostikuar me kancer në prostatë, e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shmangur më të keqen.

Ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për ndërhyrjen, por është e sigurt që trajneri do të mungojë të paktën për disa javë.

Mësohet ka qenë vetë 48-vjeçari që ia ka treguar problemin e tij shëndetësor stafit, në pushimin e ndeshjes me Liverpoolin në Champions, që përfundoi në barazim 3-3.