Një miliarder rus ka paguar rreth 536 milion euro, për ish-bashkëshorten, pasi divorci mes tyre ishte i komplikuar. Kjo shumë marramendëse është vendosur nga Gjykata e Lartë në Londër.

Biznesmeni 61-vjeçar duhet t’i paguajë shumën prej 536 milion eurosh ish-bashkëshortes së tij 41 vjeç brenda dy muajve të ardhshëm, raporton BBC.

Në këtë mënyrë ish- gruaja ka përfituar rreth 41.5% të gjithë të ‘ardhurave nga martesa’ e çiftit. Miliarderi rus e ka vënë pasurinë në sektorin e naftës, ndërsa ish-bashkëshortja e tij është me origjinë nga Europa Lindore.