Disa orë pasi miliarderi i "Amazon" lajmëroi se i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me MacKenzie, lajme të reja zbulohen për një nga divorcet më të kushtueshme në histori.

Raportohet se aryseja e ndarjes është lidhja jashtëmartesore e Jeff Bezos me ish-prezantuesen Lauren Sanchez, me të cilën dyshohet se është takuar fshehurazi.

54-vjeçari është takuar me Sanchez nëpërmjet bashkëshortit të saj, agjentit të Hollywood, Patrick Whitesell që përfaqëson yje si Matt Damon, Hugh Jackman, Christian Bale dhe Kevin Costner. Burime thonë se Jeff dhe 49-vjeçarja u afruan me njëri-tjetrin pasi, Sanchez u nda nga burri i saj vjeshtën e vitit të kaluar.

Bezos është baba i katër fëmijëve dhe ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë. Bashkëshorja e tij 48-vjeçare raportoi se ndarja po kalon nëpërmjet një procesi gjyqësor.

Sanchez thuhet se ka dy fëmijë të vegjël me Whitesell dhe një djalë adoleshent nga një martesë e mëparshme. Bezos, Sanchez dhe Whitesell raportohet se ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Anxheles gjatë fundjavës së kaluar.