Automjeti i djegur një ditë më parë në Durrës ka marrë flakë për shkaqe aksidentale.

Një ditë më parë, DurrësLajm njoftoi djegien e një automjeti tip Volkswagen gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, automjeti në pronësi të shtetasit J.K., 62 vjeç, u dogj pjesërisht, ndërsa ishte i parkuar në lagjen nr.6.

Policia dyshoi se bëhej fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe deklaroi se po punonte për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Por pas hetimeve policore, rreth 24 orë pas ngjarjes, policia e Durrësit bën të ditur se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik dhe ngjarja është klasifikuar si aksidentale.