Bashkia e Vlorës ka shpallur sot 12 pozicione vakante pune, pas dorëheqjes së drejtorëve të drejtorive.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili tha se bashkia e qytetit bregdetar ka shpallur vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t’i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.

Sipas Dredhës, në faqen zyrtare të web-it do të gjenden procedurat që duhen ndjekur, vetëm për një pjesë të pozicioneve vakante.

“Duke qenë se jemi në proces të hartimit të dokumentacionit, për secilën prej drejtorive, në vijim do të informoheni për pjesën tjetër të pozicioneve të lira”, tha Dredha, ndërsa shtoi se të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje.

Pozicionet vakante janë si më poshtë:

Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
Drejtor në Policinë Bashkiake
Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

Janë 11 pozicione vakante për Drejtor dhe 1 për Kryeinspektor të IMT-së. Këto pozicione mbetën vakante pas dorëheqjeve të drejtuese të Vlorës, praktikë e këruar nga vetë Kryeministri Edi Rama pas një inspektimi në Vlorë.