Një pallat 5-katësh rrezikon të shembet si pasojë e çarjes së tokës në qytetin e Gjirokastrës. Banorët e alarmuar nga rrëshqitjet e dherave dhe nga lëkundjet që kanë ndjerë, kanë braktisur gjatë natës pallatin ku jetonin.

Bëhet fjalë për rreth 15 familje. Ndërkohë mësohet se nga çarja e tokës rrezikohen edhe disa banesa të tjera në lagjen “Punëtori”. Fillimisht banorët kanë menduar që po binte tërmet, por pasi kanë dalë jashtë të frikësuar, kanë mësuar edhe të vërtetën e dridhjeve të tokës.

Nga rrëshqitja e dheut në këtë lagje të qytetit të Gjirokastrës është krijuar një çarje me gjatësi rreth 100 metra.