Policia ka dhënë detaje shtesë në lidhje me sendin e gjetur pranë një shkolle në rrugën “Martin Canaj” që alarmoi qytetarët në Tiranës.
Mësohet se pas verifikimeve, ka rezultuar se objekti ishte GPS lokalizues i një modeli të vjetër.
Policia angazhoi sot njësinë anti-eksploziv për të kontrolluar sendin e gjetur në trotuar, po ashtu për rreth një orë u ndalua dhe qarkullimi i qytetarëve në këtë rrugë.





