Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Laert Haxhiun

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Laert Haxhiun, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Greqia nën masa të rrepta sigurie.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë07.2024 Nr. Regj.Them. 72ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 106, datë 25.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, vazhduar me vendimin nr. 86, dt. 02.08.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: të pandehurit Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Atalanta Zeqiraj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr.72datë 07.07.2024, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj të pandehurit Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.

– Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Laert Haxhiu, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

– Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.