Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në automjetin e tij, biznesmeni Mondi Mëhalla, pranë karburantit në pronës të tij në Unazën Jugore të Elbasanit.
Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.
Mësohet gjithashtu se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje. Disa kohë më parë u kap në automjetin e tij nga policia me një shkop gome brenda.
Edhe hetimet janë përqendruar nëse ka patur konflikt të mëparshëm apo konkurrencë lidhur me bizneset e tij.
Njihet si biznesmen jo vetëm në fushën e karburanteve, por edhe në fushën e taksive apo aktivitete të tjera si kafeteri.





